Prokuror publik nga Prokuroria e Shkupit i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për zbulimin e autorit dhe motivit për vrasjen që ndodhi të premten në mbrëmje në lagjen Çair të Shkupit. “Janë siguruar video regjistrimet nga kamerat që ndodhen në rrethinë në vendin ku ka ndodhur vrasja dhe të njëjtit do të jenë lëndë e analizës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, Në të njëjtën kohë, janë lëshuar shumë urdhra për ekspertizë të gëzhojave, të veshjes, të gjurmëve të gjakut dhe të sendeve të tjera të gjetura dhe marra nga vendi i ngjarjes”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë. Në këmbimzjarrin e armatosur, siç publikoi më parë MIA, është vrarë I.A. (35) nga fshati Bllacë, ndërsa L.K (52) nga Shkupi është plagosur rëndë
Data 16.03.2025
Aktuale
- BE ka pranuar kërkesë nga RMV për ndihma pas tragjedisë në Koçani
- “Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a
- Zjarri në Kalanë e Elbasanit! Digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, ja për çfarë dyshohet!
- Avioni i ambulancës i dërguar nga Turqia për të marrë të lënduarit nga zjarri në Koçani mbërrin në Shkup
- Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin dhe e braktisi në mes të rrugës! Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim 29-vjeçari!
- Taravari: 47 persona do të mjekohen jashtë vendit!
- PAMJET/ Zjarr me përmasa të mëdha në një objekt në Kalanë e Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
- Fetai: Koçani, Tetova, Besa Trans, Durmo Turs, sinonim i korrupsionit që po na vret