Departamenti për arsim, kulturë dhe sport pranë Komunës së Gostivarit, mori pjesë aktive në organizimin e aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditët së Pavarësisë. “Gjatë ditëve që lamë pas, patëm një angazhim intensiv për të nxitur dhe për të ndihmuar nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre në të gjitha shkollat publike në komunën e Gostivarit, me mësim në gjuhën shqipe, që të jenë sa më aktiv në realizimin e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Pavarësisë”, njofton Aslian Snopçe, përgjegjëse e Departamentit për arsim, kulturë dhe sport pranë Komunës së Gostivarit. Nga ky Departament njoftojnë se sonte me fillim në ora 18:00 në Qendrën për kulturë në Gostivar, do të mbahet një event me program të pasur kulturor-artistik për shënimin e Ditës së Pavarësisë, festës më të madhe të kombit shqiptar. “Me këtë rast, apelojmë për një pjesëmarrje sa më masovike në këtë event dhe le ta shënojmë në mënyrë dinjitoze Ditën e pavarësisë, apo siç e njohim edhe si Dita e flamurit tonë kombëtar”, nënvizon Snopçe. Komuna e Gostivarit, do të vazhdojë që të përkrahë në mënyra të ndryshme të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së jetës kulturore në territorin e saj.
Data 17.03.2025
Aktuale
- NASA: Niveli global i deteve u rrit në mënyrë “të papritur” në vitin 2024
- Doktori Xhunejd Ademi me zemër të thyer tregon për përjetimet në Koçani
- Koçani: Përkujdesja e shëndetit mendor është shumë me rëndësi
- Ademi:Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmen
- OKH Merhamet shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçan
- Ambasadori turk në vend, Fatih Ulusoy: Kjo tragjedi është një dhimbje e madhe për Maqedoninë e Veriut
- Angellov: Nuk është e vërtetë që policët e mbyllën derën e pasme të objektit në Koçani
- Drenusha shfaqet joshëse, e quan vetën “Mbretëresh”