– Marrëveshje për bashkëpunim midis Fakultetit të Sigurisë dhe Akademisë kosovare për Siguri Publike, sot në Shkup do të nënshkruajë dekani prof.dr. Nikolla Dujovski dhe drejtori i përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi. Qëllimi i Marrëveshje është të vendoset bashkëpunim afatgjatë dhe i qëndrueshëm midis dy institucioneve të arsimit të lartë për mbështetje të qëllimeve strategjike në sferat e arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit. Akademia kosovare për Siguri Publike dhe Fakulteti i Sigurisë e theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë të studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike dhe vendosën të vendosin bazë adekuate për bashkëpunim të ardhshëm në disiplina të përbashkëta për të dy institucionet.
Pritet që bashkëpunimi, siç thonë nga Fakulteti i Sigurisë – Shkup, të rezultojë me zhvillim të projekteve të përbashkëta hulumtuese, organizim të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore, siç janë seminare, simpoziume, konferenca, këmbim të publikimeve dhe materialeve tjera me interes të përbashkët.