Javën e kaluar, (nga 13 gjer më 19 nëntor) ishin regjistruar 67 raste të reja të të prekurve nga gripi, që shënon rritje nga hera e kaluar ku të regjistruar ishin vetëm 47 persona. Kështu thuhet në raportin e Institutit për shëndetësi publike në Republikën e Maqedonisë të publikuar në ëeb faqen e saj, përcjell Almakos.
Numër më i madh i të prekurve janë grupmosha nga 15-64 vjet. Javën e kaluar numri më i madh i të prekurve janë paraqitur në qarkun e Gostivarit, (23 raste), derisa incidenca më e lartë prej 50.4%, e banorëve është e regjistruar në territorin e njësisë rajonale të Dibrës.
Sa i përket të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i rasteve u raportua në grupmoshën 15-64 vjeç – 63.8%, dhe incidenca më e lartë është regjistruar tek personat mbi 65 vjeç.
Në shërbimet epidemiologjike të qendrave të shëndetit publik / njësive vendore, vaksinimi filloi më 17 tetor dhe 27.997 doza vaksine në dispozicion për vaksinim për sezonin.
Deri tani, 27,990 njerëz janë vaksinuar dhe 99,9% e vaksinave të blera janë përdorur. Shumica e vaksinuar ishin mbi moshën 65 vjeç – 60.5 për qind, dhe nga numri i përgjithshëm i vaksinuar, 75.2 për qind kishin një histori të sëmundjes kronike. / Almakos./
Almakos.com