Lëvizja BESA vlerëson se është momenti i volitshëm që shqiptarët të thonë se nuk do të kishin dashur që emri i ri i shtetit të ketë ndonjë lidhje specifike me ndonjërën nga etnitë e këtij shteti.
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, tha se shqiptarët duhet të jenë pjesë përbërëse e ekipeve që flasin për çështjen e emrit të shtetit, pasi sipas tij, bëhet fjalë për identitetin shtetëror dhe është shumë e rëndësishme që edhe shqiptarët të jenë të përfshirë në këto negociata. Lëvizja BESA e ka artikuluar qëndrimin e saj se në kohën që po bëhet ridefinimi i shtetit të ri, është koha e volitshme që edhe shqiptarët të thonë se nuk do të kishin dashur që emri i ri i shtetit të ketë asnjë lidhje specifike me asnjërën nga etnitë e këtij shteti. Domethënë po që se sot, partitë në pushtet ose kjo Qeveri, flet se po e ndërton një shtet të ri qytetar, atëherë shembulli më i mirë është që ata ta dëshmojnë veten duke e deetnizuar emrin e shtetit. Emri i shtetit të mos ketë asnjë lidhje me asnjë etni në mënyrë specifike”.
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, theksoi se ajo që është me rëndësi për momentin është krijimi i masave të mirëbesimit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërkaq sa i takon çështjes së versionit final të zgjidhjes, duhet të pritet propozimi i ndërmjetësit Nimic.