Qeveria ka planifikuar shumën më të ulët deri më tani, dedikuar për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe për mbrojtjen nga ndojtja e ajrit. Për këtë kanë reaguar nga organizata ekologjike O2.
Në reagim theksohet se në buxhetin e vitit 2018 për mbrojtjen e ambientit jetësor janë dedikuar vetëm 0.4% e të gjitha shpenzimeve të planifikuara. Nëse shikohet në mënyrë specifike sa janë ndarë mjete për uljen e ndotjes, problem kryesor që tangon Maqedoninë, rezulton se për vitin 2018 janë ndarë 1.7 milion euro, prej te cilave për uljen e ndotjes së ajrit bashkë me monitorimin janë ndarë vetëm 635 mijë euro. Nga kjo organizatë thonë se Qeveria arsyetohet se në mbrojtjen e ambientit përfshin edhe projektin për gazifikim të Maqedonisë.