Gjykata e Kumanovës pas 15 viteve që kishte kryetar nga radhët e gjykatësve shqiptar, prej tani udhëhiqet nga gjykatësja Snezhana Manev, e cila nga Këshilli Gjyqësor Republikan u zgjodh për kryetare.
Deri tani kryetar të kësaj gjykate kanë qenë gjykatës shqiptarë dhe se kjo pozitë mbahej tanimë e 15 vite. Gjykatësja Snezhana Manev ka qenë e dyta e ranguar në listën e kandidatëve, ku ishin disa gjykatës shqiptarë.
Në krye të gjykatës së Kumanovës nga viti 2008 ka qenë Behxhet Elezi, ndërsa para tij kanë qenë edhe tre gjykatës të tjerë shqiptarë.
Një garë interesante ishte edhe në Gjykatën e Tetovës, ku në mesin e shtatë kandidatëve fitoi Hasani Asani, i ranguar i katërti në listën e konkurrentëve. Në krye të listës ishte Betim Jahija, kandidati që preferohej nga shumica e këshillit dhe i cili ishte më i miri duke u ranguar i pari në listën e kandidatëve. (INA)