Maqedonia dhe Bullgaria sot në në suaza të seancës së përbashkët qeveritare që u mbajt në Strumicë kanë nënshkruar dy marrëveshje për bashkëpunim në sferën e energjisë, shkruan Almakos.
Me këto marrëveshje të nënshkruara parashihet se me fillimin e vitit 2018 të dy shtetet të krijojnë një treg të përbashkët për ndarjen e kapaciteteve transmetuese energjetike në mes të operatorëve të energjisë elektrike të dy vendeve.
Kjo çështje është rregulluar në marrëveshjen e nënshkruar nga Operatori i Sistemit Elektroenergjetik të Bullgarisë EAD dhe MEPSO nga Maqedonia.
Operatori bullgar „Булгартрансгаз“ EAD dhe АД Македонски енергетски ресурси – MER sot kanë nënshkruar një marrëveshje për kryerjen e një studimi të fizibilitetit për të ndërtuar një lidhje të re të gazit ndër-sistem.
Almakos.com
M.I