Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trust”
dhe “Sopoti”.
Në lëndën “Trust” i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa të akuzuar janë edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it u morën në
pyetje dëshmitarët.
Në seancën e kaluar i pari që u mor në pyetje ishte dëshmitari i prokurorisë Feim Imeri nga Saraji, i cili për 26 vjet ka kompaninë e tij e cila quhet “Feim servos”. Kompania shet makina ndërtimore dhe ka servis.
Prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale e morën në pyetje dëshmitarin nëse me të vërtetë ka shitur mekanizim të kompanisë “Transmet”, sa makina dhe kur, duke i treguar atij fatura dhe kontrata. Imeri, edhe pse e pranoi se ato janë fatura të kompanisë së tij, nuk ishte i sigurt për nënshkrimet, pasi që siç tha, me vite nënshkrimin personal e ka ndërruar.
Sipas PPS duke dorëzuar dokumente të falsifikuara për pronësinë e mekanizimit dhe për ekipimin e kuadrit, tri kompani, të bashkuara në një konsorcium, e kanë fituar tenderin e ELEM-it, përafërsisht me 1.060.000.000 denarë, gjegjësisht 17 milionë euro.
Lënda “Sopoti”, është nga viti 2003 kur dy ushtarë polak dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën kur automjeti terrenor i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar me terrorizëm. Ata akuzohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-
Sopot.
“Sopoti” është rihapur sërish këtë vit pasi Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij viti ia dorëzoi lëndën “Sopoti” PPS, pasi që në opinion janë publikuar bisedime të funksionarëve qeveritar lidhur me këtë rast.
Data 20.09.2025
Aktuale
- A e keni ditur se shimpanzetë konsumojnë të paktën një pije alkoolike në ditë?
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator
- Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta
- Nikolloski: Pas zgjedhjeve do të shpallim masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave
- Muhamed Elmazi: Sarajit i duhet ndryshim i vërtetë, jo premtime boshe
- Ramadani paralajmëron fitore historike: Sonte ndezim dritat në Saraj
- Osmani: Në Çair duhen tri prioritete, menxhimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe lufta kundër korrupsionit