Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë
sot në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë do ta mbajnë seancën e parë të përbashkët në të cilën do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e të dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.
Seanca do të fillojë me bisedime në katër sy mes dy kryeministrave me ç’farë do të vijojë seanca plenare. Nga ana bullgare në seancë do të marrin pjesë zëvendëskryeministrat Tomisllav Donçev,
Krasimir Karakaçanov dhe Eketarina Zaharieva, ministrat Valentin Radev, Nikollaj Nankov, Neno Dimov, Rumen Porozhanov, Ivajlo Moskovski, Emil Karanikollov, Temenuzhna Petkova dhe Nikolna Angellkova.
Pritet të nënshkruhen nëntë dokumente për bashkëpunim dypalësh në fushën e politikës së jashtme, investimeve, energjetikës, mbrojtjes, turizmit, telekomunikimeve, infrastrukturës dhe për reagime gjatë katastrofave natyrore. Gjatë seancës duhet të nënshkruhet edhe memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë së Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit të Bullgarisë dhe
Ministrisë së Maqedonisë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës për uljen e tarifave ndërkombëtare për roaming për shërbime të telekomunikimeve, që e aprovuan dje qeveritë e të dy vendeve.
Marrëveshjet janë pjesë e përmbushjes së Marrëveshjes për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë të nënshkruar më 1 gusht të këtij viti në Shkup.
Para fillimit të seancës plenare kryeministrat Zaev dhe Borisov do të vendosin lule para monumentit të ish-presidentit Boris Trajkovski. Është paraparë edhe ceremoni për ndarjen e mjetit të specializuar transportues për persona me aftësi të kufizuara, donacion nga Bullgaria për komunën e Strumicës. Për nevojat e mediave në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë do të sigurohen hapësira pune.
Kjo është seanca e parë ndërqeveritare që e mban Qeveria e kryeministrit Zaev me Qeverinë e shtetit fqinj. Në dhjetor në Pogradec është dakorduar edhe seancë e përbashkët qeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Pardje gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Zaev në Beograd është dakorduar edhe seancë e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Serbisë, e cila duhet të mbahet nga fundi i shkurtit apo në fillim të marsit të vitit të ardhshëm.
Data 20.09.2025
Aktuale
- A e keni ditur se shimpanzetë konsumojnë të paktën një pije alkoolike në ditë?
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator
- Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta
- Nikolloski: Pas zgjedhjeve do të shpallim masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave
- Muhamed Elmazi: Sarajit i duhet ndryshim i vërtetë, jo premtime boshe
- Ramadani paralajmëron fitore historike: Sonte ndezim dritat në Saraj
- Osmani: Në Çair duhen tri prioritete, menxhimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe lufta kundër korrupsionit