Debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin kulturor të
Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-2022 do të mbahet sot në Ohër në kuadër të debateve për çështjen që shoqata civile “Jadro” dhe Ministria e Kulturës e organizojnë në disa qytete në vend.
Qëllimi i debateve që realizohen me mbështetje të Fondacionit “Shoqëri e hapur – Maqedoni, sektorit civil dhe vetëqeverisjes lokale është decentralizimi i debatit për strategjinë në kulturë për periudhën e
ardhshme pesëvjeçare, me përfshirjen e të gjithë aktorëve, nga skena e pavarur dhe institucionet.
Në debate marrin pjesë përfaqësues nga organizata partnere “Jadro”, vetëqeverisja lokale dhe institucionet nacionale të kulturës, partnerët lokalë dhe sektori civil, përfaqësues të Grupit punues për strategji dhe të Këshillit për kulturë, si dhe artistë të pavarur dhe punonjës të kulturës.
Ministria e Kulturës, debatet nëpër qytete për projekt-strategjinë përveç me “Jadro”, i zbaton edhe me shoqatën civile “Kult-Tranzen” të mbështetur me Projektin për pjesëmarrje civile të USAID-it.
Debati publik intensiv me të gjitha palët e cenueshme do të zhvillohet deri në miratimin përfundimtar të strategjisë të paraparë për në fund të këtij viti.
Data 09.03.2025
Aktuale
- Shërbimi sekret amerikan qëllon një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë
- Ali Ahmeti për ngushëllime te familja e Ahmet Qeriqit: Ai i dha zë dhe shpirt kauzës për liri dhe barazi
- Parkingjet në Qendrën Klinike/ LSDM: Qeveria ta publikojë marrëveshjen me “Gjoka”!
- A do të përfshihen pakicat në qeverinë e ardhshme? Albin Kurti jep përgjigjet e tij
- VLEN: Arben Taravari po sjell ndryshimin në shëndetësi!
- Bexheti: Nuk paralajmëruam bojkot në zgjedhjet lokale, por ka mundësi për krizë politike
- Xheneta nis njohje të re? Kush është djali misterioz që i ka rrëmbyer zemrën
- Rey Manaj humb ndjenjat në fushë, largohet me ambulancë