Ramadan Imeri- Historian
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ngelet njëra ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Kjo datë dhe vendimet e marra në këtë datë nga patriotët më të shquar shqiptarë, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, orientuan kombin tonë ne drejtimin e duhur, aty ku e ka vendin, drejt botës euro perëndimore.
Më 22 Nëntor 1908 në Manastir u 150 delegatët e mbëledhur , të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë , shqiptare të të gjithë përkkatësitë fetare-myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë , si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, me qëllimin e vetëm , krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarëshqiptare.
Në krye të këtij kongresi u zgjodh djali i Abdyl Frashërit, Mithat Frashëri, i cili atë kohë ishte edhe redaktori i revistave “Dituria” dhe “Liria”, që të dyja atë kohë botoheshin në Selanik. Ndërsa për nënkryetar i komisionit u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça, ndërsa sekretare Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë.
Të gjithë këto patriotë dhe intelektualë shqiptarë nga të gjitha trevat , si Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashëri, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarë të lëvizjes kombëtare dhe të klubeve shqiptare, si Bajram e Çerçis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naço, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashëri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashëri (nga Resna), kërkonin që gjuha shqipe, si gjuha më e vjetër europiane dhe pjesë e familjes së gjuhëve mos shkruhej as me shkronja arabe dhe as me ato greke, por të shkruhej me shkronja latine.
Dhe siç ishin të unifikuar dhe të stoik në qëllimin e tyre, të gjithë delegatët e kongresit vendosën me votë unanime për të lënë mënjanë alfabetin e Stambollit dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona. Gjithashtu u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.
Vendimet e marra në këtë kongres, u bënë edhe orientim i fuqishëm drejt zhvillimit të kombit shqiptar. Kongresi i Manastirit shënoi gjithashtu një hap të rëndësishëm në ngritjen e shkallës së organizimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Vetë thirrja e tij si një forum mbarëkombëtar, vendimet që mori për çështje të tilla që i takonin gjithë kombit dhe, në mënyrë të veçantë, njohja faktike e klubit të Manastirit si klub qëndror, me të cilin do të mbanin lidhje gjithë klubet e tjera, dëshmojnë për vendosjen e një bashkërendimi të veprimtarisë organizative e politiko-kulturore të klubeve dhe të shoqërive shqiptare, nën drejtimin e klubit “Bashkimi” të Manastirit.
Jo rastësisht konsujt e huaj e trajtonin këtë masë si një përpjekje që do të krijonte njëlloj federate të klubeve shqiptare.
Kongresi i Manastirit, unifikimi kombëtar që u bë në atë kongres, si dhe vendimet që dolën nga ai kongres, u bënë edhe udhërëfyes dhe frymëzim për gjenëratat e ardhëshmë të shqiptarëve, për të luftuar dhe sakrifikuar për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, territorial dhe gjuhësor në trojet e tyre.
Falë këtij frymëzimi, shqiptarët e ndarë, coptuar dhe robëruar për shekuj të tërë sot janë drejt arritjes së plotë të idealeve të tyre kombëtare- Shqipëria e demokratizuar, anëtare në NATO dhe pranë integrimit në Bashkimin Europian; Kosva e pavarur dhe demokratike, e njohur nga një numër i madh i shteteve; dhe shqiptarë të Maqedonisë drejt një barazie të plotë, popull shtetformues, të integruar në istitucionet e shtetit , me shkolla dhe universitete në gjuhën shqipe , si dhe gjuhë shqipe zyrtare në të gjithë shtetin e Maqedonisë.
Sot në Maqedoni 22 nëntori është festë shtetërore për shqiptarët . Ajo festohet madhërisht në mënyrë zyrtare , nga të gjitha institucionet e shtetit, nga të gjitha shkollat dhe universitetet shtetërore e private shqiptare.
Madhështia e Kongresit të Manastiri , bashkë me atë të Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorit, do të jenë ngjarjet më të rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo ato ndodhen, si dy ngjarjet që rruajtën , zhvilluan dhe avancuan identitetin e kombit shqiptar, për të qebë sot faktor në shoqërinë europiane.
Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo ato janë!!!