Anëtari i Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, në një deklaratë pas dënimit me burg të përjetshëm të Ratko Mlladiq-it, ka thënë se shpreson që ky vendim do të sjell kthjelltësim të së kaluarës, njofton Klan Kosova.
“Gjykatësi tha se Mlladiq në tërë botën do të mbahet në mend si kriminel. Por, jam i bindur se shumica e serbëve të Bosnjës nuk identifikohen me Mlladiqin dhe nuk i arsyetojnë veprimet e tij”.
“Ky bagazh nuk mund të bartet në të ardhmen. Duhet që të hiqet hipoteka e krimeve nga populli dhe fokusimi të bëhet në individë, sepse kjo është garanci e ardhmërisë së mirë të popujve në Bosnje e Hercegovinë”.
“Mlladiq është kriminel dhe qyqar”.
“Për hir të raporteve të mira fqinjësore asnjë popull nuk duhet t’i nderojë kriminelët e luftës dhe t’u ngriten përmendore”.
“Ratko Mlladiq nuk është kurrfarë heroi”.