Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendimi i Tribunalit të Hagës për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit ka qenë i pritur dhe se si president i shtetit nuk mund të komentojë aktgjykimin përderisa ende nuk është i plotfuqishëm.
Vuçiq si një opozitar, në vitin 2007 ia kishte mësyrë që një rrugë në Beograd ta emërtonte me emrin e Mlladiqit, të cilin shteti e fshehu për 15 vjet dhe e pagoi financiarisht. Tribunali i Hagës sot mori vendim për burgim të përjetshëm të Mlladiqit për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Bosnjë.