Seanca konstituive e Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikë së Maqedonisë – BNJVL do të mbahet më 29 nëntor të vitit 2017 në hotelin “Aleksandar Pallas”, me fillim në orën 12. Kuvendi i përgjithshëm është trupi më i lartë i Bashkësisë dhe zgjedh anëtarë të Këshillit Drejtues, i cili do të mbajë seancë të shkurtër në të cilën do të zgjidhet kryetari i Këshillit Drejtues, i cili njëherit është edhe kryetar i BNJVL-së. Kuvendin e përgjithshëm i BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë, ndërsa secili delegat ka të drejtë të një vote. Kryetarët e komunave sipas funksionit janë delegatë të Kuvendit të përgjithshëm, ndërsa kryetarët e këshillave komunalë janë zëvendës të tyre. Delegatët e Kuvendit të përgjithshëm janë edhe nëntë anëtarë nga radhët e anëtarëve të Komiteteve të këshillave. Deri tani funksionin kryetar të Këshillit Drejtues të BNJVL-së e ka kryer Koce Trajanovski, ndërsa nënkryetarë ishin Zoran Damjanovski dhe Nevzat Bejta.
Data 18.03.2025
Aktuale
- Zhduket një person nga Llakavica, familjarët kërkojnë ndihmë nga policia
- Qeveria do t’i paguaj shpenzimet e familjarëve që do të udhëtojnë te të afërmit që janë për shërim jashtë vendit
- Lidija Dimova: Ironi është kur Filipçe del me një qëndrim moral për njerëzit e djegur!
- ASH-Sela, publikon video: Mickoski i 2021-shit për Mickoskin e 2025-ës!!!
- Vizita e Vuçiç te të plagosurit nga Koçani shkakton reagime: Djegiet trajtohen si plagë të hapura, nuk duhet turma njerëzish
- Kunovska për Filipçën: Ajo fatkeqësi e njeriut, të cilit i ndodhën 14 të vdekur në një zjarr modular, do mban një konferencë shtypi?
- Kamioni me targa të Kosovës rrokulliset në rrugën Bllacë-Shkup
- Mickoski kundërshton Vuçiqin: Unë as dje as sot, askund nuk kam hyrë me kamera