Alfabetit Shqip, nuk mund të mos e vë re edhe gjendjen e gjuhës shqipe në Maqedoni dhe trajtimin e saj në këtë shtet. Përveç problemeve me zyrtarizmin e saj, edhe tekstet shkollore shqipe vazhdojnë ende të lëngojnë me shqipe bastarde dhe përmbajtje ofenduese për shqiptarët, ndërsa abetarja kombëtare vazhdoi të mbetet vetëm një slogan parazgjedhor i politikanëve të pandërgjegjshëm dhe të paskrupullt.
Sidoqoftë, duke u përkulur para veprës së madhe të rilindësve, që me vetëmohim ia dolën ta prodhojnë indin lidhor të kombit tonë – alfabetin e njësuar – uroj nga zemra:
Urime 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip.