Agjencia për punësim në Kumanovë ka publikuar thirrje për trajnim gratis të vozitësve të C, D dhe C+E.
Mund të paraqiten ekskluzivisht të papunë, ndërkaq trajnimet do të zhvillohen nga ekspertë të licencuar.
Të interesuarit mund të aplikojnë deri nesër, 23.11.2017, në Qendrën për punësim Kumanovë.