Ambasadori francez në Shkup, Kristian Timonie ka realizuar një vizitë në redaksinë e Gazetës Lajm në Shkup. Ai është pritur nga drejtori Fejzi Hajdari dhe nga drejtori i informacionit Isen Saliu.
Ambasadori Timonie, si mik i madh dhe përkrahës i gazetarisë së shkruar, u interesua lidhur me sfidat me të cilat përballet liria e shprehjes sot në Maqedoni, me theks të veçantë me sfidat me të cilat përballet Gazeta Lajm.
Me këtë rast, ambasadorin Timonie e njoftuam për presionet e lloj-llojshme që i bëhen gazetës sonë, duke e njoftuar edhe për paditë kundër Gazetës Lajm nga kryetari i BDI-së, ALi Ahmeti dhe nga BDI si parti politike, të cilat janë përmendur edhe në raportin e Stejt Departamentit Amerikan.
Bashkërisht shprehëm shqetësim dhe konstatuam se presioni ndaj mediumeve nuk guxon të jetë karakteristikë e e atyre që deklarativisht angazhohen për integrime, si dhe u shpreh bindja që gjendja e mediave në Maqedoni së shpejti do të ndryshojnë në drejtim pozitiv.