Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-komandantin serb Ratko Mlladiq për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.
Mlladiq është shpallur fajtor për 10 akuza, ndërsa u lirua për një akuzë. Gjykata ka vlerësuar se Mlladiq nuk shpallur fajtor për gjenocid në gjashtë komuna: Foça, Kljuç, Kotor-Varosh, Prijedor, Sanski Most dhe Vlasenica.
Ai është fajtor për gjenocid në Srebrenicë, ku ka luajtur rol kryesor për persekutim dhe shfarosje dhe kundër njerëzimit. Rrethanat lehtësuese të paraqitura nga mbrojtja kanë pasur pak peshë për gjykatësit e Hagës. /SHENJA/