Një kronologji të luftës në Bosnjë ka dhënë sot DPA, me rastin e shpalljes së aktgjykimit ndaj të akuzuarit kryesor për krime lufte e gjenocid në këtë vend, Ratko Mlladiq. Këtë kronologji e transmetoi edhe ATSH.
Më poshtë vijojnë ngjarjet kryesore para, gjatë dhe pas luftës në Bosnje, që filloi më 6 prill 1992:
1991 – Federata Jugosllave fillon shpërbërjen me ndarjen e Sllovenisë dhe Kroacisë. Pas këtyre vendimeve shpërthen dhuna për shkak të kundërshtimit serb ndaj ndarjes.
Shkurt-mars 1992 – Kroatët dhe myslimanët boshnjakë, pro ndarjes nga Jugosllavia, kaluan votat e serbëve në një referendum për pavarësi. Serbët të nxjerrë nga institucionet, krijuan autoritetet e tyre dhe u armatosën nga ushtria jugosllave.
Prill 1992 – Serbët filluan rrethimin e Sarajevës dhe morën nën kontroll më shumë se gjysmën e territorit të Bosnjës. Spastrime etnike dhe masakra që shnjestruan civilët filluan në gjithë Bosnjën, të zhvilluara nga të tre komunitetet kryesore në territoret që kontrollonin.
1993 – Filluan luftime mes myslimanëve dhe kroatëve, që kishin qenë aleatë të vështirë kundër serbëve. Kombet e Bashkuara dërguan paqeruajtës për të krijuar zona të sigurta për myslimanët në Sarajeve, Gorazhde dhe Srebrenicë.
1994 – Lufta vazhdon pas dështimit të bisedimeve dhe armëpushimit. Rrethimi i Sarajevës hyri në vitin e tretë.
1995 – Ky rrethim fillon të bjerë pasi aeroplanët e NATO-s bombarduan armatimin e rëndë serb që gjendej pranë Sarajevës. Duke e ndjerë se konflikti po shkonte drejt një mbyllje, forcat serbe hynë në Srebrenicë dhe vranë rreth 8 000 myslimanë djem dhe burra, si dhe duke pastruar etnikisht lindjen e Bosnjës.
Tetor 1995 – Fillon një armëpushim. Bisedimet e mbikëqyrura nga Kombet e Bashkuara prodhuan një marrëveshje paqeje në dhjetor. Sipas një anketimi të zhvilluar për tre vite nga Qendra e Kërkimit dhe Dokumentimit në Sarajeve të publikuar 12 vite më pas, më shumë se 97 000 persona ishin vrarë gjatë luftës dhe 40 000 prej tyre ishin civilë.
1996 – Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) filloi gjyqin e saj të parë për krimet e luftës.
Shkurt 2007 – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë ishte një gjenocid i zhvilluar nga serbët e Bosnjës, ndërsa Serbia u mbajt përgjegjëse vetëm për faktin që nuk bëri mjaftueshëm për ta ndaluar.
Korrik 2008 – Lideri i serbve të Bosnjës në kohën e luftës, Radovan Karazhiq u arrestua në Beograd dhe u dërgua në ICTY për zhvillimin e një gjyqi për gjenocid, pas 13 vitesh në arratisje.
Maj 2011 – Ratko Mlladiq, gjenerali i serbve të Bosnjës që drejtoi operacionet ushtarake në Sarajevë dhe Srebrenicë, si dhe personi në arratisje më i kërkuar nga ICTY-ja, u arrestua në Serbi dhe u dërgua para Gjykatës për gjenocid.
Maj 2012 – ICTY-ja akuzon Mlladiqin për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të ndryshme lufte, përfshirë fushatën e snajperave kundër Sarajevës si dhe për marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.
Mars 2016 – Karaxhiç gjykohet në moshën 40 vjeçare për gjenocid në Srebrenicë dhe krime të tjera, persekutime, shfarosje, vrasje, deportime, veprime çnjerëzore, terror, sulme joligjore kundër civilëve dhe pengmarrje. Vendimi i apelua. Nëntor 2017 – ICTY-ja shpall gjykimin për Mlladiq.