Veprimtari Shpëtim Pollozhani ka vazhduar me porositë e tij thumbuese lidhur me realitetin në Maqedoni.
“Derisa shqiptarët merren me plehrat dhe me drejtoritë, ndokush eshte duke ne e qepur kapelën, ( gjithnje te ngushte). Në regjistrimin e ardhshëm te popullsise (2020), si do te regjistrohen 400.000 maqedonas, te cilet kane shtetesi bullgare, sipas ligjit aktual duhet te trajtohen si jorezident, dhe te cilët punojne neper bote? A do te regjistrohen vallë edhe ata si jorezident sikurse qe u regjistruan mbi 250.000 shqiptare, te cilet edhe pse kane prona
dhe i paguajne te gjitha taksat dhe tatimet ne vend, nuk munden te votojne si qytetaret e rregulltë? .”, nënvizon Pollozhani.
Sipas tij, partitë politike turren pas drejtorive ku ka lekë, dhe, askush nuk e përmend Entin Republikan të Statistikave ku gatuhet çorba qe ne duhet ta hamë dhjete vjetë, bile edhe më shumë.
“Nga 14 drejtori dhe sektore, sa ka Enti republikan i statistikave, shqiptaret nuk udheheqin pothuajse me asnje. Ne nuk kemi asnje kontroll per statistikat, te cilat jane gjithçka per nje popull sikurse qe jemi ne. Deri kur do ta mbajme si zgjebe ate termin poshterrues ,, njezet perqindesh” kur jemi mbi 50 perqind dhe ne jemi ne ata qe do te duhej te vendosnim a duhet te egzistoje apo jo ky shtet.”, ka shkruar kryetari i Shoqatës së të Burgosurve dhe Përndjekurve Shqiptarë në Maqedoni. Sipas të dhënave jozyrtare janë mbi 400 mijë maqedonas që kanë edhe shtetësi bullgare dhe se janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë. (INA)