Shkollat e mesme në Tetovë organizojnë marsh simbolik dhe program festiv për nder të ditës së alfabetit.
Për hir të 22 Nëntorit,ditës së alfabetit Unioni i Shkollave të Mesme Tetovë ka organizuar marsh simbolik dhe program festiv. Marshi do të jetë me pikënisje në shkollën Medicinale SHMKM “Nikolla Shtejn” – Tetove ora 12 : 00.
Do të vazhdojë deri në qendër të Tetovës. Më pas programi do të vijojë në Pallatin e Kulturës me fillim të orës 13 : 00.
Programi do të përmbajë këngë,poezi,recitale të organizuara me iniciativë të vet nxënësve.