Investuesit e interesuar potencial për Feni Industri, të shoqëruar nga
përfaqësues nga tre bankat kreditore më të mëdha, prej nesër do të kryejnë kontroll fillestar në gjendjen e kombinatit me qëllim që të propozojnë plan për riorganizim në kohë adekuate.
Për këtë drejtuesi i përkohshëm i falimentuar, Mirosllav Anastasievski tanimë e ka informuar pronarin e tanishëm Kuniko, ndërsa pajtueshmëri parimore kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Fenit në takimin e sotëm me bankierët.
Për kombinatin ka tre investues të interesuar serioz, ndërsa paraqiten edhe të rinj. Bankierët nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe kompania bullgare Enekod të japë ofertë në qoftë se nuk i përmbushin kushtet e kërkuara. Nga investuesit potencial në Feni kërkojnë të kenë të paktën 20 milionë euro për financim të procedurës falimentuese, për mjete qarkulluese dhe për shlyerje të detyrimeve minimale ndaj bankave, si dhe detyrimeve ndaj kreditorëve.
Përfaqësuesit nga bankat shpresojnë se nuk do të kenë probleme gjatë kontrollit, por presin që pronari i tanishëm sërish përmes procedurave juridike të përpiqet ta zvarrisë procedurën e falimentimit për kombinatin e metalurgjisë. Thonë se procedura e falimentimit mund të evitohej në
qoftë se Kuniko kishte qëllim që t’i shesë aksionet e Fenit siç fillimisht ka njoftuar me ç’rast investuesi i ri duhej t’i paguaj borxhet prej 60 milionë euro plus një euro, por shtojnë se një qëllim i këtillë nuk ekziston, ndërsa Enekod nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Enekod madje nuk ka dëshirë ose fuqi financiare që ta ngrit koncentratin në vlerë prej 62.000 euro, që është nevojshme për punën e Fenit, që tanimë një kohë është i deponuar në Portin e Selanikut dhe për të cilin paguajnë qëndrim nga 1.200 euro në ditë.
Feni Industri SHA Kavadar ka borxhe prej rreth 60 milionë eurosh prej të cilave 40 milionë u ka borxh Bankës Komerciale SHA Shkup, Stopanska bankës SHA Shkup dhe Sillk roud banka SHA Shkup, ndërsa të tjerat disa kreditorëve të tjerë më të vegjël. Për shkak të borxhit tre bankat kreditore më të mëdha ngritën procedurë falimentimi për kombinatin, ndërsa gjykata kompetente në Veles e emëroi Mirosllav Anastasievskin nga Gostivari për drejtues të përkohshëm falimentues. Seanca e parë gjyqësore për falimentimin që duhej të mbahet më 13 nëntor në Gjykatën Themelore Veles pronari i tanishëm i Fenit e anuloi me kërkesë për përjashtim të gjykatës. Gjykata Supreme e refuzoi kërkesën dhe për më 29 nëntor është caktuar seancë e re gjyqësore në Veles.
Data 09.03.2025
Aktuale
- VLEN: Arben Taravari po sjell ndryshimin në shëndetësi!
- Bexheti: Nuk paralajmëruam bojkot në zgjedhjet lokale, por ka mundësi për krizë politike
- Xheneta nis njohje të re? Kush është djali misterioz që i ka rrëmbyer zemrën
- Rey Manaj humb ndjenjat në fushë, largohet me ambulancë
- Pendarovski kritikon Mickoskin që u rreshtua përkrah Trump-it
- Albin Kurti: Kërcënimet ndaj Nenad Rashiqit si strategji për shantazh politik
- VLEN: Me Arben Traravarin po sjellim ndryshime në shëndetësi!
- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i dhuron Policisë shqiptare pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 mijë euro