Ish ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski ballafaqohet me padi të re penale. Përveç aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare të cilën e ngriti Specialja, policia do t’i parashtrojë padi penale sepse i ka zvogëluar autorizimet e tij derisa ai ka qenë në këtë pozitë. Jozyrtarisht ai e ka keqpërdorur pozitën e tij si ndihmës i ministrit në Sektorin për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme dhe ka nënshkruar kontratë të dëmshme për mirëmbajtjen e sistemit për komunikime. Bëhet fjalë për furnizim publik në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh të lidhur me një kompani të huaj. Ndryshe, Popovski sot nuk erdhi në gjykatë për t’u gjykuar për rastin “300”, ku akuzohet për keqpërdorime gjatë furnizimit të policisë me automjete. Seanca gjyqësore u shty për 27 nëntor, ndërsa avokatët në gjykatë dorëzuan dokumente mjekësore dhe vërtetim mjekësor se ai është i sëmurë. Prokurorja speciale, Fatime Fetai edhe sot kërkoi që vërtetimet mjekësore të shqyrtohen nga ekspertë dhe të vërtetohet nëse Gjoko Popovski vërtetë nuk është në gjendje të vijë në gjykatë. Prokuroria speciale e akuzon atë se me furnizimin me 300 automjete për policinë, e ka dëmtuar buxhetin me thuajse gjysmë milion euro. Ndonëse Specialja për Gjoko Popovskin kërkoi paraburgim, atij iu shqiptua masë më e butë, gjegjësisht vetëm ju morë pasaporta.
Data 26.08.2025
Aktuale
- E ardhmja e Nedim Bajramit te Rangers mbetet e paqartë, dy klube me emër vihen pas tij
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
- Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit e të tij! Arrestohet 26-vjeçari në Borsh
- Djali i Rexhep Selimit pranon uniformën e veteranit të UÇK-së
- Taravari: Aleanca për Shqiptarët – faktori përcaktues i zgjedhjeve
- Tragjedi në Kaçanik: 38-vjeçari shtypet për vdekje nga vetura që po riparonte
- U vra nga bashkëshorti në sy të 4 fëmijëve, familja e 36-vjeçares hap dyert e mortit! Marjola përcillet sot për në banesën e fundit
- Kanosi me armë punonjësit e hotelit të tij/ Borsh, arrestohet një person, procedohet një tjetër