Nëpunësit policorë mbrëmë rreth orës 19 në bulevardin “Kërste Misirkov”, para poliklinikës Bit Pazar, kanë kryer kontroll në autobusin i cili ka qarkulluar në relacionin Qendra Transportuese-Bit Pazar.
“Gjatë kontrollit te një 15 vjeçar nga Shkupi është gjetur një pistoletë e markës “EKOL” me kalibër 9 milimetra dhe një karikator për pistoletë pa municion” kumtoi sot MPB.
I mituri është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.