Edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, vazhdon me të njëjtin intensitet bashkëpunimi i strukturave të Aleancës për Shqiptarët dhe atyre të Lëvizjes Besa. Në këtë frymë, kryetari i ri i komunës Vrapçisht, Isen Shabani, nga Aleanca për Shqiptarët, ka emëruar për drejtor shkolle kandidatin e Lëvizjes Besa, Rexhep Rexhepi, shkruan Gazeta Lajm.
Rexhepi në raundin e parë ishte kandidat i Lëvizjes Besa për kryetar komune, kurse në raundin e dytë i dha përkrahje të parezervë kandidatit të Aleancës, Isen Shabanit, i cili në raundin e dytë doli fitues.