Filloi pagesa e duhanit nga rekolta e sivjetme. Kombinati i duhanit
nga Prilepi “Sokotab” nga Manastiri dhe firma “Pashoski” tashmë i ka transferuar paratë në llogaritë e prodhuesve të duhanit, konfirmojnë nga filiali i bankës “Tutunska” në Prilep.
Kombinati i Prilepit paguan nga dita e parë e blerjes, 16 nëntor, dhe do të vazhdojë në mënyrë të vazhduar.
Prodhuesi Ramadan Arsllanovski nga Prilepi është i kënaqur nga vlerësimi i duhanit. “Dërgova 340 kilogramë dhe më kaluan nga 240 denarë për kilogram kryesisht klasa e parë dhe e dytë sepse prodhimin e kisha cilësor. Tërë jetën mbjell duhan”, deklaroi Arsllanovski i cili para filialit të bakës “Tutunska” priste pagesën.
Kombinati i duhanit nga Prilepi përveç në pikën blerëse të qytetit, nga dje blen edhe në 20 pika në vende të banuara. Pritet këto ditë pagesën ta fillojnë edhe blerësit e tjerë. Sipas drejtorit të Inspektoratit të Bujqësisë Jane Stankovski blerja tani për tani po zhvillohet pa pengesë.