Më shumë se 250 gjinekologë të Maqedonisë, obstetër, pediatër,
neonatologë, intensivistë, si dhe infermiere marrin pjesë në trajnimet për metodat më të reja për diagnostikën klinike, si dhe për para dhe pas kujdesit natal, që filluan sot në Shkup, ndërsa i mbajnë profesorë nga Amsterdami.
Trajnimet mbahen në kuadër të projektit PeriMak, që është në partneritet mes Ministrisë së Shëndetësisë, projektit HOPE Maqedoni dhe projektit HOPE Gjermani. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e shkallës së mbijetesës tek foshnjat e lindura para kohe në grupe të caktuara të peshës
edhe deri në 30 për qind.
Projekti PeriMak realizohet nga fillimi i vitit 2016 nga ana e projektit HOPE në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë.
Një nga qëllimet e projektit është që t’i mundësohet kuadrit mjekësor në spitale të trajtojnë patologji specifike dhe gjendje të shtatzënive me rrezik të lartë, si dhe të foshnjave të sapolindura premature dhe me rrezik në lindje që është më efikase.
Për këtë qëllim, pajisja më moderne mjekësore në vlerë prej rreth një miliard euro tashmë është dhuruar nga ana e projektit HOPE Gjermani në dy spitalet, si dhe një pjesë e vogël në Spitalin klinik Tetovë.
Data 09.03.2025
Aktuale
- Krejt 2-sha! Kjo është dëftesa e kandidatit për rektor në UNT Blerim Saiti
- Osmani ngre zërin për gratë e fuqishme të inteligjencës: Roli i padukshëm në vendimmarrje strategjike
- Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?
- Besnik Emini i përgjigjet VLEN-it: Me falsifikime nuk do të nënshtrohemi ndaj servilizmit tuaj
- Dalin pamjet e fundit të Eglit në shtëpi, ja çfarë i tha Gjestit
- Shitja e Chrome: Një strategji revolucionuese për të rikthyer konkurrencën në tregun e kërkimit
- Agjërimi i Ramazanit në traditën shqiptare: Hëna e Plotë e Shpirtit
- Sonte do ta dëgjojmë zërin e Eglit?