Ish Qeveria e VMRO-DPMNE-së saktë para një viti, në ditën e
sotme, më 21 nëntor të vitit 2016, ka dakorduar shërbime për marrëdhënie me opinionin dhe marketing strategjik me kompanitë Merjkuri Interneshënëll UK limitid dhe Flajshman Hilars dhe për këtë qëllim në periudhën prej tre muajve ka paguar 217 mijë euro.
Këto marrëveshje, siç tashmë publikoi MIA, janë lidhur në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, që vetvetiu është shumë diskutabile.
Qeveria e VMRO-DPMNE-së në fushatën e vitit të kaluar ka paguar 219.000 euro për pi-ar këshilla nga të huaj apo nga 73.000 në muaj
Ish Qeveria e VMRO-DPMNE-së në vitin 2016 në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore, më 21 nëntor, ka angazhuar dy kompani të huaja të specializuara për marrëdhënie me opinionin dhe krijim të strategjive për shërbimet e të cilëve, në pajtim me të dakorduarën ka paguar gjithsej 219 mijë euro.
Ajo ofron shërbime për kompanitë më të suksesshme në botë, grupe udhëheqëse për përfaqësim, qeveri, parti politike, OJQ dhe figura të shquara publike dhe publike. Ka 17 zyra në të gjithë botën, shumicën në SHBA, por edhe atë në Londër, e cila e ka nënshkruar marrëveshjen me Qeverinë.