Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe
përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për ndërtimin e qendrës për zhvillim të hershëm të fëmijëve në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në fshatin e Kumanovës, Çerkez.
Qendra do të locohet në një pjesë të shkollës. e cila do të adaptohet për atë dedikim dhe do të përfshijë 60 fëmijë të moshës parashkollore. Sipas Dimitrievskit, kjo është mundësi e mirë që të përfshihen fëmijët e moshës prej tre deri gjashtë vjeç në arsimin parashkollor, duke e pasur parasysh
kapacitetin e tejkaluar të kopshteve të fëmijëve në Kumanovë.
“Së bashku me partnerët tanë u gjet mënyra që kësaj kategorie të fëmijëve t’u dilet në ndihmë dhe u dha mundësia për arsimim parashkollor”, tha Dimitrievski. Investimi, sqaroi është 1,5 milionë denarë, ndërkaq Komuna, merr pjesë me 300.000 denarë. Përfaqësuesi i UNICEF-it, Perks, theksoi se hulumtimet në 20-30 vitet e fundit, tregojnë se periudha më e frytshme për zhvillimin e trurit të njeriut janë disa vitet e para të jetës, kur fëmijët e mësojnë gjuhën, kur fillojnë të shkojnë në shkollë, kur përfitojnë shkathtësi sociale dhe emotive.
“Me të vërtetë, duhet të ngritet shkalla e fëmijëve të cilët shkojnë në arsim parashkollor në vendin tonë. Qëllimi ynë është që edhe në pesë vitet e ardhshme ta ngrisim përqindjen prej 33 për qind të fëmijëve të cilët janë të mbuluar me arsimim parashkollor në 95 për qind. Fëmijët e varfër dhe rural
janë ata të cilët më rrallë shkojnë në institucion parashkollor dhe mu për këtë arsye e zgjodhëm komunën e Kumanovës dhe shpresojmë se këtë do ta zgjerojmë në tërë vendin dhe do t’u mundësojmë të gjithë fëmijëve të vizitojnë arsimim parashkollor”, deklaroi Perks.
Drejtoresha e kopshtit të Kumanovës “Engjëlli Shajçe”, Marina Aleksovska sqaroi se kjo do të jetë qendra e tretë për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe se do të përfshijë dy grupe të fëmijëve me të cilët do të punojë një edukator. Sa i përket, ndërkaq zgjerimit të ish “Shtëpisë së pionierëve”
Kumanovë, ajo informoi se pranimi teknik është kryer, dhe se duhet të bëhet ngrohja.
“Shpresojmë që deri në fund të vitit ky zgjerim, përkatësisht adaptim i Shtëpisë së pionierëve do të përfundojë dhe do të fillojë me punë”, deklaroi Aleksovska.
Sipas drejtorit të shkollës “Jeronim De Rada”, Haki Jahiu, qendra do të përfshijë sipërfaqe prej 70 deri 80 metra katrorë dhe do të ketë hyrje të posaçme për më të vegjlit.