Kryetari i BFIM Sylejman ef. Rexhepi, në fjalimin e tij në Zajaz, ka pohuar se lideri i BDI Ali Ahmeti, po dëshmohet si një lider më i fuqishëm sesa lideri i një parti, dhe tani Ali Ahmeti po dhëndërohet, në një lider i të gjithë Shqiptarëve në Maqedoni.
“Pa fej nuk ka komb, andaj sot me këtë rivarrim të këtyre trupave po dëshmohet se populli Shqiptarë nuk ka ditë asnjëherë të largohet nga trevat e tyre shekullore, dhe asnjëherë nuk janë larguar nga beteja për liri dhe drejtësi. Do ta bëjmë që në gjuman tjetër në të gjitha xhamitë do të merret hapë, që këtyre të ekzekutuarve t’ju falat namazi i xhenazes në mungesë”, ka theksuar kreu i BFIM në ceremoninë e mbajtur sot në Zajaz të Kërçovës, do të varrosen mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat e vitit 1913, dhe deri pas luftës së dytë botërore që u gjetën në disa varreza masive.
Me kërkesë të këshillit organizativ për zbulimin e krimeve ndaj shqiptarëve në shekullin e kaluar, Ali Ahmeti, si iniciator i aktiviteteve për zbardhjen krimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve, do të mban fjalë rasti para të pranishmëve, bashkë me Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, dhe Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe tash minister i Diasporës.
Sipas një njoftimi, varrimi i mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve po bëhet në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës në Maqedoni.