Tejkalimi i suksesshëm i krizës politike dhe përpjekjet aktuale për
zbatim të agjendës refomatore të Qeverisë ofrojnë mundësi unike për përparim, ka porositur sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger, gjatë vizitë së tij dy ditore në Shkup, që përfundoi dje.
Sekretari i përgjithshëm, siç informojnë nga OSBE, është takuar me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e punëve të jashtme,
Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues të lartë të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
“Të gjithë pjesëmarrësit duhet të bashkojnë forcat për përforcimin e proceseve demokratike dhe kthimin e besimit në institucionet e vendit, duke vendosur mekanizma efektiv për kontroll”, ka thënë Greminger.
Greminger ka inkurajuar hapa të mëtutjeshëm për ndërtim të shoqërisë kohezive dhe vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. I ka përshëndetur angazhimet për përmirësim të marrëdhënieve fqinjësore, duke përfshirë edhe marrëveshjen e nënshkruar me Bullgarinë.
Gjatë vizitës në Maqedoni, gjatë së cilës u shënuar 25 vjetori i Misionit, Greminger u shoqërua nga kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorja Nina Suomalainen dhe realizoi takime me të punësuarit në Mison.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Drejtuesit e Universitetit të Tetovës e vizituan Ambasadën e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut
- A mund të ndodhë Lufta e Tretë Botërore në vetëm pesë ditë?
- EMRAT/ Ishte duke parkuar makinën, dhunohet punonjësi i policisë në Fushë-Krujë, identifikohet autori
- MF dhe FSHIIK nënshkruan memorandum bashkëpunimi, do të inkurajohet zhvillimi i politikave publike përmes zgjidhjeve digjitale dhe inovative
- EMRI+FOTO/ Shqiptari i arratisur nga burgu plagos me thikë dhe grabit 25-vjeçaren ukrainase në Greqi
- Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada/ Identifikohet vrasësi i 43-vjeçarit, policia i bën thirrje të dorëzohet! Dyshime për njohjen me shqiptarin
- Fillkov në Maltë e nënshkroi protokollin e tretë plotësuese të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërjsellë në materien penale
- Mexhiti: Hasanbegu po ndryshon, po ndërtohet kanali mbrojtës nga vërshimet që morri 23 jetë