Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Dimitar Gllavçev, shpalli dorëheqjen nga detyra e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Gllavçev para paraqitjes së kërkesës së tij për dorëheqje është takuar me kryeministrin Boyko Borisov, ndërsa pas takimit ka deklaruar: “Unë dua që në organin tonë legjislativ të rikthehet mjedisi normal i punës. Nuk dëshiroj të mbetet në hije presidenca e radhës së Këshillit Evropian që Bullgaria do të marrë përsipër në vitin 2018”.
Zëvendëskryetarja e parlamentit, Cveta Karajançeva, në një seancë të pëgjithshme ka lexuar dorëheqjen që Gllavçev i ka paraqitur parlamentit.
Sipas rregullores së punës, dorëheqja e kryetarit të parlamentit konsiderohet e pranuar edhe pa u paraqitur në votim.
Ndryshe, dorëheqja e Gllavçevit vjen pasi të mërkurën ai dëboi nga salla kryetaren e partisë opozitare, Partisë Socialistë të Bullgarisë (BSP), Kornelija Ninova, e cila kishte marrë fjalën në foltore.
BSP kërkoi dorëheqjen e Gllavçevit dhe vendosi të bojkotojë seancat deri sa ai të japë dorëheqje.