Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani i shoqëruar nga pesë përfaqësues të organizatave civile u takuan sot me Sekretarin gjeneral të OSBE-së, Tomas Greminger me të cilin biseduan rreth ndryshimeve të ligjeve për media. Në këtë takim Selmani njoftoi Ambasadorin Greminger me qëndrimet e SHGM-së sa i përket ndryshimeve në sferën e informimit. Mes tjerash në takim u debatua edhe për çështjen e sigurisë së gazetarëve në Maqedoni, raporton Almakos.
Sekretari, Tomas Greminger para pjestarëve të organizatave civile tregoi se qëllimi i vizitës së tij në Maqedoni ështe të sheh se si shteti e ka tejkaluar krizën dhe të informohet për agjendën për reforma të Qeverisë, dhe OSBE është e interesuar për t’i mbështesë ato.
Në takimin me Greminger, Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani foli për sigurinë e gazetarëve si dhe për procesin e ndryshimit të ligjeve për mediat.
“Në Maqedoni ka tendencë të qartë për mosndëshkim të dhunës mbi gazetarëve sepse asnjë dhunues nuk është nxjerrë para drejtësisë, tha Selmani.
Mes tjerash Selmani shprehi dëshpërimin e tij për rastin kur para dy javëve policia paraburgosi dy gazetarë në stacionin policor për incizim të dyshuar të gjykatësve gjatë shpalljes së vendimeve për rastin “Lagja e trimave”, ndërsa në fakt ato i kanë pyetur për filmimin e policisë para ndërtesës së gjyqit.
“Kjo është një praktikë e papranueshme”, theksoi Selmani, duke shtuar se policia po vazhdon edhe më tutje ti trajtoj gazetarët si njerëz të rrezikshëm tek të cilët nuk duhet t’ket besim.
Ai kërkoi krijimin e mjë mekanizmi institucional për parandalim dhe ndëshkim e dhunës mbi gazetarët dhe për arritjen e këtij qëllimi SHGM ështlë e gatshme të bashkëpunojë me institucionet.
Sa i takon ndryshimeve të ligjeve mediatike, Selmani tha se debati në vend se të përmirësojë tekstin e ligjit, ai përkundër, është duke e keqësuar.
“Për SHGM-në, është e papranueshme ideja e Qeverisë për të rregulluar përmbajtjet mediatike. Kjo është në kundërshtim me praktikat më të mira në demokracitë evropiane”,shtoi Selmani.
Kryetari I SHGM-së, tha se vendosja e dënimeve për mënyrën e raportimit të gazetarëve tregon se Qeveria dëshiron të mbajë rolin e redaktorit kryesor të mediave. Sipas tij, Qeveria deri më tani nuk ka treguar dëshirë për debat të vërtetë me argumente rreth modelit të financimit të Radiotelevizionit të Maqedonisë.
“Nëse Qeveria paraprakisht di se për RTVM-në duhet të ndahen vetëm 0.7 për qind nga buxheti i shtetit, atëherë për çka shërben debati për ligjin”, pyeti Selmani.
Mevludin Imeri
Almakos.com