Polici njoftoi se mbrëmë, nga deri tani persona të panjohur dhe nga shkaqe të panjohura, është ndezur zjarr në tre vetura të një familje në Shkup, njofton Portalb.mk.
Zjarri është ndezur rreth orën 22 të mbrëmjes. Veturat kanë qenë të parkuara në rrugën “23 Tetori”. Të djegura janë veturat “volkswagen sharan” në pronësi të A.B (33), “pezho 308” e A.N dhe “Ford fiesta” e A.J (76) të gjitha me tabela të regjistruara të Shkupit