Nga: Gjyla Çeliku
Sot bota feston dhe proteston për studentin. Kjo ditë përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, kur forcat naziste kanë ekzekutuar 20 studentë çekosllovakë, të cilët kanë protestuar kundër pushtimit.Në atë kohë, mbi 1,200 studentë janë dërguar në kampe të përqendrimit, ndërsa universitetet janë shndërruar në kazerma. Sot vende të ndryshme të botës janë motiv për të studiuar dhe kontribuar në vendin e tyre, vende të ndryshme janë motiv për të dëshpëruar studentët dhe zhdukur ëndërrën e tyre. Brengën e studentit e kupton kur ti bashkëpunon, kur ti e dëgjon dhe orienton. Politikat e shteteve në Ballkan, janë politika që studentin e llogarisin votë, politika që në heshtje e largojnë nga vendi rininë, diktatura moderne që e shantazhojnë, tradita që e mësojnë që shtetin tënd duhet ta vjedhish edhe sa s’mundesh por shtetin e huaj ta respektosh sepse atje funksionon ligji, te shteti yt s’ka ligj dhe as që do ketë ndonjëherë, ndaj student i dashur ti mendo si të ikish një ditë e më herët(motoja e politikave shqiptare). Unë e kam zakon t’ju bëj pyetje vitin e parë të studimeve: Pse keni ardhur në universitet? Ato/ata përgjigjen: Që të punsohemi në administratë dhe t’marrim rroga nga shtëpia(pa punuar as edhe një ditë të vetme), të intergrohemi me universitetet ndërkombëtare dhe të largohemi përgjithmonë, na duhet shkolla për kamariera, përgjigjen e fundit e kanë”Unë studioj sa mos rri kot n’shtëpi, mundësia e parë që të më jepet unë ik nga ky vend i mallkuar”. Unë i dëgjoj dhe shikoj me dhimbje, i motivoj, ju ndihmoj, ndërsa për t’ju ndihmuar në sistemim studentët duhet t’i ndihmojnë vetes me zërin e tyre i cili trazon botën, e jo veç politikën! Gëzuar studentë, ju jeni të shenjtë! Ju jeni shpresa, ndryshimi, ardhmëria! Ju jeni arsyeja e punës time dhe aktiviteteve të mia. Kontriboni bashkarisht të kontribojmë. MOS IK RINI!