Problemi me pagesën e pensioneve do të vazhdojë të thellohet. Kështu thonë ekspertët ekonomik të cilët nga qeveria kërkojnë që të bëj një analizë rrënjësore përmes së cilës do të arrihet një zgjidhje. Një nga sfidat më të mëdha është: të rriten kontributet që paguajnë qytetarët ndaj shtetit ose jo?
Vlerësimet e analistëve ekonomik thonë se problemi me pagesën e pensioneve, do të bie në kurriz të buxhetit të shtetit i cili më pas nuk do të jetë në mundësi të zgjidh politika zhvillimore. Ekonomistët nuk kanë dilema se shteti e ka patjetër të sigurojë pagesë të pensioneve, duke potencuar se ato janë një lloj themelor i ekzistencës së një pjese të madhe të popullatës. Sipas analistit ekonomik Sllobodan Najdovski, patjetër është të reagohet përmes një analize të thellë në të cilën do të kyçen të gjithë, duke u nisur nga Qeveria, shoqatat e pensionistëve dhe të subjekte tjera me qëllim që të gjendet një zgjidhje afatgjate.
“Çdo zgjidhje që për bazë nuk do të ketë analiza themelore të sistemit pensional dhe reflektimit të tij në politikën buxhetore, nuk do të jap rezultate. Politika me pensionimet e parakohshme për anëtarë e partive të caktuara politike, tani pensionistët do ta ndjenjë këtë dëm. Në këtë moment çmimin për këtë do ta paguajmë të gjithë ne”, thotë Najdovski.
Ndërkohë profesori Zoran Ivanovski thotë se shteti duhet të ketë kujdes me masën për rritjen e pagesës së kontributeve. Sipas tij kjo rritje do të ndikojë negativisht mbi procesin e punësimeve të reja.
“Unë nuk jam që të rriten kontributet, pasi që edhe ashtu kemi problem me papunësinë. Nëse ju rrisni kontributet, kjo do të thotë se njerëzit do të nisin më tepër të punojnë në të zezë dhe nuk do të paraqesin të punësuarit”, shprehet Ivanovski.
Analistët ekonomik gjithashtu thonë se ekziston mundësia që të mendohet për zvogëlimin e pjesës që ndahet nga çdo punëtor për shtyllën e tretë private të pensioneve me qëllim që të krijohet një periudhë ku do të mund të stabilizohet Fondi Pensional.
Banka Botërore i rekomandon Maqedonisë që të sigurojë mirëqenie të Sistemit pensional. Rekomandimi i parë është që Qeveria të ndalojë “ad-hok” rritjet e pensioneve, masë kjo e cila gjatë viteve të kaluara i ka shkaktuar problem të madh Fondit Pensionalo-Invalidor.