Galeria Kombëtare e Maqedonisë sonte nga ora 20 në Çifte Hamam
do të hapë ekspozitë të pavarur të skulpturave nga Xhezair Rexhepi.
Arsimimin akademik Rexhepi (1983) e ka marrë në Fakultetin për Arte Figurative në Tetovë, ndërsa pas diplomimit punon në Qendrën konservatore në Gostivar.
“Krahas aktivitetit konservator, është e dukshme edhe krijimtaria e tij autoriale. Në gjurmim për gjetje të shprehjes personale vizuale, Rexhepi në skulpturë lëviz në sferën e formës skulpturore abstraktetë gjeometrizuar dhe lidhjes – si të formave ashtu edhe të materialeve. Ai kultivon struktura plastike me shenja të sigurta semantike dhe asociative”, njofton GLM.