Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka realizuar takim me kryetarin e Selanikut, Janis Butaris. Zaev fillimisht shprehi keqardhje për vërshimet dhe situatën e krijuar në Greqi, ndërsa shtoi se takimet e tilla e rrisin besimin mes dyja palëve.
Pas takimit me Butaris, Zaev edhe një herë shprehu optimizëm se viti i ardhshëm do të sjellë epilogun e kontestit me Greqinë për çështjen e emrit. Ai tha se ka marrë fund koha kur politikanët mund të bëjnë kalkulime personale kur është në pyetje kjo çështje kyçe.Politikanët e dy vendeve kanë obligim t’i hapin perspektivat e qytetarëve dhe së bashku erdhëm në përfundim se politikanët mund të dalin si fitimtarë nëse gjejnë zgjidhje për këtë problem shumë vjeçar, shumë-dekadësh midis dy vendeve tona. Mendoj se ka përfunduar koha kur politikanët duhet të frikësohen se do të humbasim para qytetarëve, respektivisht votuesve tanë si politikanë. Besoj se me zgjidhjen e këtyre problemeve do të fitojmë para qytetarëve dhe votuesve tanë në të dyja anëtshto Zaev.
Kryeministri Zaev foli edhe për çështjen e emrit dhe tha se tani më ka ardhur koha që të gjendet zgjedhje për kontestin e emrit. Sipas tij më ka kaluar koha kur politikanët u frikësoheshin se me zgjidhjen e çështjes së emrit do të humben edhe vota. Madje ai shpreson se do të merren edhe më tepër vota në rast se zgjidhet ky kontekst.
Nga ana tjetër Janis Butaris në shenjë mirëbesimi tha se do të propozojë që takimi i radhës mes Zaevit dhe kryeministrit Grek të mbahet në Selanik dhe e ftoi Zaevin për festat e fundvitit në Selanik.
“Besojmë në bashkëpunimin mes njerëzve pasi kjo i then kufijtë mes nesh që i kemi patur deri më tani”, tha Butaris.
Intensifikimi i bisedimeve mes dy vendeve filloi me ndryshimin e pushtetit në Maqedoni. Deri tani shefat e diplomacive të dy vendeve kanë realizuar disa takime, ndërsa javën e ardhshme në Athinë do të qëndrojë edhe zv.kryeministri Bujar Osmani.