Këshilli i Komunës së Tetovës sot mbajti seancë konstituive, ku janë verifikuar edhe mandatet e këshilltarëve të rinj, por nuk janë zgjedhur as kryesues, as shumica e Këshillit.
Zgjedhja e tyre u anulua pasi këshilltarja e BDI-së kërkoi konsultime shtesë për zgjedhje të komisionit për emërime dhe çështje të imunitetit.
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi deklaroi se e kanë shumicën dhe se do të nevojiten edhe pak konsultime për komisionet.
“Sipas ligjeve pozitive në kuadër të afateve ligjore, sot janë verifikuar mandatet, ndërsa ndarja e komisioneve shkon në mënyrë proporcionale.
Kemi shumicë. Do të mbetem në faktin se kemi shumicë. Kemi më shumë parti dhe do të formojmë shumicë të kualifikuar që t’i tejkalojmë të gjitha vendimet e rëndësishme në këshill. pengesa është teknike. Lidhur me komisionet do të duhen edhe pak konsultime. Ato konsultime do të duhet t’i përfundojnë partitë politike”, deklaroi Arifi.
Koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së Zhive Aleksovski tha se me BDI-në veçmë kanë arritur marrëveshje për shumicë në këshill.
Këshilli i Komunës së Tetovës ka 31 këshilltarë, BDI-ja ka 9, BESA 6, VMRO-DPMNE 5, Aleanca për shqiptarët 4, PDSH-3, LSDM 3 dhe një vend të këshilltarit la Partia Demokratike e Turqve.