EJUP BERISHA
I nderuari President Shkëlqësia juaj Z.Ilir Meta gjatë vizitës tuaj të radhës që është paralajmëruar se do ta realizoni së shpejti në Republikën e Maqedonisë e kam një kërkesë deri te ju.Kërkoj që un personalisht të takohem me ju dhe nëse keni dëshirë dhe mundësi dua që të ndani pesë deri më dhjetë minuta me qëllim që të takohemi dhe të mund të njihemi si shqiptar si dhe që të mund të bisedojmë së bashku për një qështje shumë të rëndësishme për mua si njeri që ka të bëjë me fatin tim personal dhe të familjes time.
I Nderuari President Shkëlqësia juaj Z.Ilir Meta dua që tu informoj se jamë i diskriminuar nga politika në vendin tim dhe si rezultat i këtij diskriminimi jamë edhe i izoluar në shtetin amë në Republikën e Maqedonisë ku momentalisht jetoj dhe ku kamë kontribuar me tërë potencialin njerëzor dhe intelektual për zhvillimin dhe përparimin e këtij vendi. Z.President Ilir Meta un tani më nuk mund të bëj asgjë as për veten e as për familjen time por as për shoqërinë ku jetoj meqë më kanë paralizuar. Autor i këtij paralizimi dhe izolimi janë përfaqsuesit e një subjekti politik shqiptar që quhet Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI.Dhe Z.President a e dini pse kjo po ndodh sepse un këtyre nuk ua kamë bërë asnjë të keqe Z.President un gjithashtu këtyre nuk u kamë asnjë borxh përveq që un ndonjëher me dashamirësinë më të sincertë këtyre ju sygjeroj se ashtu siç e zbatojnë politikën nga ky subjekt politik në vendin tim nuk është në rregull dhe me qëllimet më fisnike ua tregoj mënyrat se si këta të bëjnë politikë më të mirë më përparuese dhe më fisnike. Dhe si rezultat i këtij insistimi tim që atyre tu jap këshilla të frytshme dhe gratis se si të bëhen më të mirë në politikë këta mi kanë mbyllur të gjitha dyert e institucioneve shtetërore dhe më kanë shpallur Persona non-grata.Prandaj Z.President nga një takim të mundëshëm me ju pres ndihmën tuaj që të mund të inkuadrohem në jetën shoqërore dhe politike të vazhdoj të kontribuoj duke filluar për vetveten dhe familjen time si dhe të vazhdoj që ta jap kontributin tim edhe për shoqërinë në tërësi. Z President ju lutem që ta pranoni kërkesën time për takim për të cilin do tu jemë shumë mirnjohës tërë jetën. Ju informoj se për mua është kënaësi dhe privilegj që të realizoj një takim me ju atë që për shkaqe të panjohura për mua nuk mund ta bëj me Presidentin e tanishëm të Republikës së Maqedonisë Z. Gjorge Ivanov i cili më ka thënë se mi ka mbyllur të gjitha dyert e komunikimit me të. I nderuari President Shkëlqësia e juaj Z. Ilir Meta un edhe përkundër insistimit tim nuk mund të takohem me Presidentin aktual të Republikës së Maqedonisë dhe të bisedoj për fatin tim personal dhe të familjes timr edhe pse i kam shërbyer një kohë të gjatë këtij në Kabinetin e tij Presidencial por dhe e kam votuar zgjedhjen e tij për të parin e shtetit dy her radhazi.
Z.President Ilir Meta deri në takimin tonë të mundëshëm ju dëshiroj shëndet të plotë mbarësi dhe sukesese të mëdha në kryerjen e detyrës tuaj shumë të rëndësishme në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Lus perendinë që të keni shëndet të mirë dhe të plotë Z.President Ilir Meta.Dhe me këtë rast e shfrytëzoj rastin që tu dëshiroj mirëseardhje gjat vizitës tuaj të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë si President i Republikës së Shqipërisë. Me respekt Ejup Berisha