Ministrin i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim joformal me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe kryetarët e komisioneve për mbikëqyrje në kuadër të përgatitjeve të reformave në shërbimet e sigurisë.
“Për mua është shumë me rëndësi që të kemi inkluzivitet në këtë proces, t’i kyçim të gjitha subjektet politike, para se gjithash, Parlamentin, sepse këtu në fund shprehet vullneti i qytetarëve edhe përmes një debati të hapur të vijmë deri në zgjidhje më përkatëse dhe reformë, e cila do të jetë efikase dhe do të krijojë mbrojtje të sistemit të përcjelljes së komunikimeve dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha ministri Spasovski pas takimit.
Afera me përgjimin në vitet e kaluara krijoi krizë serioze politike, në të cilën u zbuluan shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe shtoi Spasovski pikërisht për shkak të kësaj përgjegjësie tonë në bërjen e reformës së vërtetë është shumë me rëndësi.
Konstatimi i tij pas takimit ishte që deputetët dhe Qeveria kanë qëllim të vetmin që ta mbrojnë
Republikën e Maqedonisë përmes shërbimeve të këtilla dhe të krijojnë sistem efikas të kontrollit.
Paralajmëroi debat me të gjithë faktorët shoqërorë, mes të cilëve me OJQ, mediat, opinionin ekspert dhe profesional. Do të ndërrohen më shumë ligje në të cilat punon grupi punues.
“Kjo mund të ndryshojë nga dita në ditë”, tha Spasovski.
Me draft ligjin për përcjellje të komunikimeve, ministri thotë se se MPB-ja duhet të dalë deri në fund të vitit dhe më tej të vijojë implementimi i këtij ligji.
Ligjet do të miratohet në procedurë të rregullt.
Spasovski tha se një nga rekomandimet e Pribesë është që pajisjet e përcjelljes së komunikimeve duhet të jenë jashtë MPB-së.
“Ne zgjodhëm një model që i plotëson këto rekomandime dhe do të debatojmë me të gjithë faktorët. Qëllimi ynë është që të ketë qendër operative-teknike ose Agjenci me të cilën do të konsideroheshin pajisjet ndërmjetësuese nga ajo që do të kërkohet qasje deri te të gjitha institucionet që i kanë në kompetencë t’i përcjellin komunikimet: MBP, Drejtoria doganore etj”, tha ministri.
Spasovski shtoi se derisa implementohet reforma e re, MPB dëshiron kontroll të vërtetë mbi sistemin e përcjelljes së komunikimeve.
Tashmë është biseduar me kryetarët e komisioneve përkatëse kuvendore që të kryhet kontroll në MPB, siç tha Spasovski, kur për atë do të vlerësoj Kuvendi se kjo do të ndodh. Spasovski tha se janë bërë edhe ndryshime në ligjin për polici, që është dërguar në opinion në KE, e pastaj siç tha përmes Qeverisë do të dërgohet në Parlament.
“Qëllimi im është që të mos ketë plumba gome, shkopa elektrik që do të përdoren”, theksoi Spasovski.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se takimi ka qenë me kërkesë të ministrit Spasovski si kryetar I Grupit interdikasterial për procesin reformues, i cili del nga Raporti i Pribesë.
“Ministri na njoftoi për procesin e përgatitjes për implementimin e atyre rekomandimeve që dalin nga raporti reformues i Pribesë. Na njoftoi edhe për qëllimin për dalje para Kuvendit me draft projekt që duhet të kalojë përmes një procedure adekuate kuvendore”, tha Xhaferi.
Në takim, sipas Xhaferit është shprehur gatishmëri për pjesëmarrje në procesin reformues edhe nga deputetët e shumicës qeveritare edhe nga opozita.
“Ministri dha garanci edhe deri te deputetët e opozitës se do të informohen për të gjitha hollësitë për procesin e reformave”, tha Xhaferi.
Në takim ishin të pranishëm edhe shumë deputetë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. mb/mp/15:03