Shërbimi sekret amerikan dhe britanik kanë shtuar aktivitetet e veta në Serbi, shkruan gazeta serbe, Novosti. Sipas kësaj gazete, aktivitetet e veta në Serbi shërbimet sekrete amerikane dhe britanike po i zhvillojnë përmes agjentëve kyç nga Maqedonia dhe Kroacia, transmeton Gazeta Lajm.
Novosti poashtu shkruan se shërbimi sekret maqedonas, me ndihmën e atij amerikan, ka pergjuar politikanët serbë.