Debati publik “Depolitizim i Këshillit programor të RTVM-së –
parakusht për pavarësi të servisit publik” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit të Maqedonisë për mediume.
“Në ngjarje do të prezantohet analiza komparative në fokus të së cilës janë këshillat programor të RTVM-së, HRT-së dhe RTV të Sllovenisë, ndërkaq në të cilën ofrohen edhe rekomandime për avancim të pavarësisë së Këshillit programor të RTVM-së”, kumtoi IMM.
Fjalime në debat janë paralajmëruar nga kryetarja e Këshillit programor të RTVM-së, Snezhana Klinçarova, Brankica Petkoviq, përfaqësuese nga Këshilli progrmair i RTV të Sllovenisë, dhe ishkryetarja e trupit rregullator të Kroacisë dhe ish-drejtoreshë dhe redaktore e HRT-së, Mirjana Rakiq.
Debati është pjesë e projektit “#ReForMedia – Avancimi i bashkëpunimit mes organizatave qytetare, institucioneve dhe qytetarëve për avancim të reformave në sferën mediale”, financuar nga Bashkimi
Evropian.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Përfshihet nga flakët kati i parë i një ndërtese, shkrumbohen katër makina
- Pula apo veza? Zbulimi që ndryshon gjithçka për origjinën e jetës
- Incident Spitalin e Prilepit! Sherr mes dy grupeve, të shtëna me armë, policia arreston 13 persona
- (VIDEO) Mickoski: BDI po luan me kartën e nacionalizmit
- GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokati Cakrani: Ne do të vijojmë betejën
- (VIDEO) Levica mohon se ka bashkëpunim me BDI-në
- Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja Meta, por kreu i GJKKO-së refuzon
- Qeveria me demant: LSDM përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces