Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Qëllimi i këtij propozimi ligji të ndryshuar është që të sigurohen kushte për zbatimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për ndjekje tëveprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit joligjor të komunikimeve,
njoftoi pres-shërbimi qeveritar. Kabineti qeveritar ka sjellë vendim që t’i propozohet Kuvendit miratim edhe i propozim-ligjeve për shfuqizimin e Ligjit për këshill për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatës dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill gjyqësor.
“Qëllimi është shfuqizimi i Ligjit për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatësin dhe kthimin e kompetencës për mbajtjen e procedurës disiplinore të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, duke mbajtur llogari për vërejtjet e
dhëna dhe vërejtjet nga institucionet ndërkombëtare në pjesën e reformave të sistemit gjyqësor”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar pas seancës së mbrëmshme të Qeverisë.
Në elaborimin e Propozim-ligjit thuhet se praktika ka treguar se formimi i një trupi të këtillë profesional për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së gjykatësit nuk e ka realizuar qëllimin e themelimit, por, përkundrazi, është formuar pa u bërë analizë e plotë e mangësive në Ligjin për këshill gjyqësor që ka rezultuar me raport negativ nga institucionet ndërkombëtare, duke i përfshirë edhe vërejtjet nga Komisioni i Venecies.
Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Këshill gjyqësor janë për shkak të pasojave juridike që do të dalin nga propozimi për shfuqizimin e Ligjit për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit, si dhe për shkak të vërejtjeve për
domosdoshmërinë për ndryshime ligjore të cilat këtij trupi do t’i urdhërojnë transparencë më të madhe dhe të domosdoshme në punën e Këshillit gjyqësor, dhe për shkak të dispozitës ekzistuese ligjore e cila kandidatëve për gjykatës të cilët nuk janë zgjedhur në shpallje, u është shkurtuar e drejta e ankesës, informojnë nga Qeveria.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Pula apo veza? Zbulimi që ndryshon gjithçka për origjinën e jetës
- Incident Spitalin e Prilepit! Sherr mes dy grupeve, të shtëna me armë, policia arreston 13 persona
- (VIDEO) Mickoski: BDI po luan me kartën e nacionalizmit
- GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokati Cakrani: Ne do të vijojmë betejën
- (VIDEO) Levica mohon se ka bashkëpunim me BDI-në
- Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja Meta, por kreu i GJKKO-së refuzon
- Qeveria me demant: LSDM përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces
- U sulmua nga Rama, ILD vendos për Elsa Gjelin: Nuk konstatohen elementë që krijojnë dyshim për fillimin e hetimit disiplinor