Deri tash janë evidentuar 14 persona që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e një vale moti të keq, të ashtuquajtur Euridiki.
Sipas organeve vendore, disa persona konsiderohen të humbur. Nga reshjet e mëdha të shiut, shumë shtëpi janë përmbytur, ndërsa dhjetëra makina janë bllokuar në rrugët përreth.
Organet vendore kanë urdhëruar të mos hapen shkollat në gjithë zonën perëndimore të prefekturës së Athinës.
Prej ditës së djeshme, gjithashtu ishulli i Simit në Egjeun juglindor, ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme pasi reshjet e shiut kane shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme kolosale.
Dhjetëra makina kanë përfunduar në det nga ujërat e rrëmbyera, janë përmbytur shtëpi e dyqane, është ndërprere furnizimin me energji elektrike dhe ujë. Në ndihmë të banorëve kanë shkuar forcat e ushtrisë dhe repartet e zjarrfikëseve.
Shërbimi Kombëtar Sinoptik ka paralajmëruar përveç të tjerash edhe për një ciklon të mundshëm në zonën e Korfuzit gjatë ditës së premte. /SHENJA/