Moti i keq ka përfshirë Greqinë, duke shkaktuar kështu përmbytje të shumta. Si pasojë e reshjeve dhe stuhive të forta në Mandra një grua e moshuar ka humbur jetën.
Stuhia e fuqishme goditi mëngjesin e sotëm Greqinë dhe sipas të dhënave të para, gruaja e moshës 75-80 vjeç u gjet e vdekur në rrugën Koropouli. Gjithashtu pasoja të rënda raportohen nga Mandra, Attica, Nea Peramos dhe në rajonin më të gjerë të Megarës nga shiu i rrëmbyeshëm.