Republika e Maqedonisë është në një fazë, të cilës i nevojitet reforma thelbësore të ligjeve, të cilat përfshijnë pjesën thelbësore për zhvillimin e shtetit, që të gjithë proceset të afrohen në drejtim të prezantimit të profesionalizmit dhe efikasitetit në nivel të lartë. Politika që përmban qeveria e Maqedonisë në ndërtimet, urbanizmin dhe në periudhën e ardhëshme do të ketë ndryshime, ku do të lehtësojnë punët e të gjithë kësaj veprimtarie, tha ministi i transportit dhe lidhjes, Goran Sugarevski, sot në forumin “rregullativa nga sfera e planifikimit hapësinor, tokës ndërtimore dhe parametrat për ndërtim”, informon Almakos.
Sugarevski shtoi se kushti primar se si të rregullojmë rregullativën ekzistuese të sfidave të kohës, do të bëjmë një reformë gjithpërshirëse, do bëjmë modele dhe do të gjejmë zgjidhje ku në fund do të kontribohet për një të mirë të gjithëmbarshme dhe efikase në praktikë. Ky aspekt me rregullimin e legjislativës së re në aspektin e menaxhimit dhe planifikimit në hapsirë, ku do të futen të gjithë ligjet ekzistuese që merren me këtë material. Ku edhe qeveria ka formuar një trup të përfshirë nga të gjitha institucionet shtetërore, biznesit, fakultetit, sektorit civil dhe OJQ-të, që janë të lidhura me këtë veprimtari. Ai theksoi se ëshët bërë për të kaluarën një inspektim i këtij materiali, gjithashtu preferohet edhe në të ardhmen që të bëhet një analizë gjithpërfshirëse e ligjeve, ku edhe pritet se në cilat do të përqëndrohen reformat, në këtë sferë, që të krijohet një legjislacion funksionar të ri, që lehtë të akomodohet në standardet e reja. Ai la të hapur bashkëbisedimin me të interesuarit, për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj sfere dhe vetë shtetit.
Ai bëri me dije se gjatë viteve të fundit ligji për ndërtim ëshët ndryshuar 25 herë, ku tha se këtu paraqitet nevoja për një zgjidhje të re ligjore, për funksionuar më mirë si për nxjerrjen e lejeve për ndërtim, si dhe kërkesat e tjera të parashikuara për ndërtim. Ai tha do të merren masa që të ulen ndëshkimet ndaj operuesve të ndërtimit si dhe të mundësohet hapsirë e barabartë dhe mundësi të tjera në këtë shtet, tha ministi i transportit dhe lidhjes, Sugarevski.
Nga ana e kryetarit të OEMVP-së, Nebi Hoxha tha se duhet të sigurohet zbatim praktik i rregullativës për tokë ndërtimore, procedurat për ndërtim dhe për planifikim hapësinor dhe të mos ndryshohen shpesh, kërkojnë kompanitë nga ndërtimtaria, turizmi dhe industria e tekstilit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
“Ndërtimtaria është një prej segmenteve më të fuqishme i cili sjell benefit në ekonominë e shtetit. Ligjet në Maqedoni në njëfarë mënyre janë të mira, por do të duhet më mirë të zbatohen. Kemi kërkesë nga kompanitë që të mos ketë ndryshime të shpeshta të ligjeve të cilët e vështirësojnë punën e tyre të përditshme”, deklaroi Nebi Hoxha, kryetar i odës Ekonomike të Maqedonisë VeriPerëndimore. Firmat, tha ai , theksojnë në moszbatimin e kontesteve të pazgjidhura gjyqësore, si dhe në problemet gjatë kalimit të pronësisë së tokës. “Problemet duhet të zgjidhen deri në fund, gjegjësisht ligjet nuk janë problem, por realizimi i tyre praktik”,tha Hoxha.
Trupi i formuar me përfaqësues të institucioneve shtetërore, odave, fakulteteve, sektorit joqeveritar, muajin e kaluar kanë kryer kontroll të gjithë materies. Pas analizës gjithëpërfshirëse të ligjeve të deritanishme në periudhën e ardhshme, sipas Sugareskit, saktë do të konfirmohet se në cilët drejtime do të zbatohen reforma që të krijohet legjislativë e re funksionale lehtë e përshtatshme ndaj nevojave dhe standardeve të reja.
Delvina Kërluku
Almakos.com