Debati kuvendor do të vazhdojë sot në orën 12 për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë.
Debati i seancës së 15-të kuvendore për këtë ligj u ndërprit para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, ndërsa vazhdoi dje. Edhe në pjesën e pasdites të vazhdimit të sotëm të seancës së 15-të, deputetët i kanë paraqitur qëndrimet e ndryshme rreth projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Për pozitën duhet shoqëri bashkëhokore, multukulturore, multietnike, multiqytetare, ishte porosia e shumicës qeveritare e cila bëri thirrje fillimisht të miratohet nevoja nga miratimi i ligjit.
Opozita, ndërkaq, e përsëriti qëndrimin se ligji është jokushtetues dhe se zbatimi tij do të sjellë në dygjuhësinë në të gjithë vendin.
Deri të premten Kuvendi të votojë leximin e parë të propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve. Pas leximit të parë, propozimi kalon në leximin e dytë ku edhe mund të parashtrohen amendamentet.
Në rend dite të së cilës janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për lëshimin e bonove me vlerë – vauçerë me procedurë të shkurtuar si dhe Propozim – vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë./Almakos