Kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, në rrjetin e tij të Twitter njoftoi se ish-kryetari i bashkisë Stevço Jakimovski bleu një pastrues ajri në zyrat e komunës.
Ndërsa i gjithë Karposhi thithte ajrin e ndotur, Stevco në zyrë thithte ajrin nga “Alpet Zvicerane”, shkroi Bogoev në Twitter.
Vitin e kaluar, komuna e Karposhit ishte një nga komunat me ndotjen më të madhe të ajrit në vend.